Aktori i njohur irlandez, Colin Farrell, ka bërë një rrëfim të sinqertë që ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë.
Gjatë një interviste në emisionin “Late Night with Seth Meyers”, ai pranoi se ndjen një tërheqje për kolegen e tij, Margot Robbie, me të cilën ka xhiruar filmin e ri “A Big Bold Beautiful Journey”.

Farrell tregoi se e takoi për herë të parë gjatë xhirimeve dhe mbeti i impresionuar nga personaliteti i saj.
Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për të gjatë viteve, nga burra dhe gra, dhe të gjithë thoshin sa e jashtëzakonshme është Margot. Është e sjellshme, qesharake dhe një partnere e shkëlqyer në punë
– u shpreh ai, duke shtuar me humor:
Po, kjo më entuziazmon gjithmonë… pa dyshim.
Margot Robbie iu përgjigj me shaka, duke thënë se Farrell i detyrohej 20 dollarë për çdo kompliment që i bënte, ndërsa edhe ajo e vlerësoi aktorin si “jashtëzakonisht të talentuar” dhe me reputacion të shkëlqyer në mesin e miqve të saj.

Megjithatë, ky flirt i ëmbël në ekranin televiziv mbetet vetëm pjesë e humorit, pasi Margot Robbie është e martuar me producentin Tom Ackerley, me të cilin ka një djalë.

Ndërsa Farrell, ndonëse nuk është martuar kurrë, është baba i një djali, James, nga lidhja e tij me ish-partneren Kim Bordenave.
Deklarata e aktorit 48-vjeçar solli buzëqeshje te publiku, duke treguar një anë më njerëzore dhe të çiltër të një prej yjeve më të dashur të kinemasë.