Rajoni

Çollaku: Kosova shkon për t’u paraqitur si shtet serioz në Samitin e Berlinit

“Në Samitin e 29 Prillit në Berlin, Kosova nuk shkon të japë spektakël, por për t’u paraqitur si shtet serioz, i gatshëm që të marrë përgjegjësitë në forcimin e paqes e të stabilitetit në rajon”.  Kjo theksohet nga Bekim Çollaku, Këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi. Sipas Çollakut, “Do të tregohet dinjiteti i shtetit që nuk bën kompromise për interesat e veta”. Ky samit shënon të parin prezantim të përbashkët të Kosovës në një organizim ndërkombëtar. Prishtina përfaqësohet me Thaçin e Haradinajn, të cilët ndajnë qëndrime të ndryshme. Kreu i shtetit mbështet idenë e ndryshimit të kufijve e heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe, por Kryeministri nuk është dakort.