Aktualitet

Conte: “Tani duhet të bashkëjetojmë me virusin”

Në Italinë fqinje të goditur rëndë nga pandemia koronavirus, kryeministri Conte shpalli fillimin e fazës së dytë dhe deklaroi se “tani duhet të bashkëjetojnë me virusin”. Conte porositi qytetarët të vazhdojnë të ruajnë distancën fizike, që kurba e infektimeve të mos ringrihet. Italia përgatitet për rihapjen e pjesshme më 4 maj e më 1 qershor hapen baret, restorantet, parukeritë dhe qendrat estetike. Deri tani, vendi fqinj është i dyti në botë për viktimat nga koronavirusi, 26 mijë e 644 dhe i treti për rastet, mbi 197 mijë.