Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm me publikun bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 216 persona, 29 prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.
Në total janë testuar 2247 raste dhe prej tyre 333 janë të infektuar me Koronavirusin e ri. Mosha mesatare e të prekurve është 50-vjeç. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 67-vjec nga Tirana. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv. Prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë. Në total janë 18 viktima nga Koronavirusi në Shqipëri.
Në spitalin infektiv të Tiranës janë shtruar 66 pacientë, 6 prej të cilëve janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar. Lajmi i mirë është se 10 pacientë të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin total të tyre në 99.