Aktualitet

Covid-19, Marrëveshja ‘historike’ mes Arabisë Saudite dhe Rusisë për parandalimin e rënies së çmimit të naftës

Me shpresën për të parandaluar rënien e mëtejshme të çmimit të naftës si pasojë e koronavirusit, vendet eksportuese, me në krye Arabinë Saudite e Rusinë arritën marrëveshje për uljen e prodhimit. Pas negociatave disa ditore online, për muajt Maj-Qershor u vendos reduktimi me 10 milionë fuçi naftë në ditë.  Marrëveshja cilësohet “historike”.