Bilanci i Universitetit ‘John Hopking”, bazuar në të dhënat e OBSH-së ka treguar se numri total i të infektuarve me Koronavirus në të gjithë botën i kalon 250.000.
Më shumë se 10.000 njerëz kanë humbur jetën nga Covid-19 ndërkohë që në Wuhan të Kinës aty ku ishte zanafilla e tij, nuk ka më asnjë rast të ri me Koronavirus.
Sakaq, situata në Europë dhe SHBA po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Ditën e kaluar Italia tejkaloi numrin e vdekjeve krahasuar me Kinën kontinentale. Atje deri tani janë regjistruar më shumë se 41.000 raste.