Showbiz

Covid-19/ Ndërron jetë një grua shtatzënë së bashku me foshnjen

Mëngjesin e ditës së sotme në spitalin infektiv të Kosovës ka humbur jetë një grua shtatzënë e infektuar me Koronavirus.

E ndjera po trajtohej që prej 15 prillit në repartin e kujdesjes intensive. 40-vjeçarja nga Gjakova ka ndërruar jetë ditën e sotme më 21 prill dhe ishte 28 javëshe shtatzënë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve as foshnja nuk u arrit të shpëtohej. Kosova deri më tani numëron 598 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 16 viktima.