Aktualitet

Covid-19/ Për herë të parë konfirmohet një tigër i infektuar

Një tigër në një kopsht zo’ologjik të Nju Jorkut doli pozitiv në testin për koronavirus. Besohet se ky është rasti i parë i një kafshe të infektuar në Shtetet e Bashkuara. Tigri mund ta ketë marrë virusin nga një punonjës i infektuar, por pa simptoma. Gjashtë tigra dhe luanë të tjerë gjithashtu janë sëmurë, por rezultatet e testeve të tyre nuk kanë dalë ende. Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se njerëzit duhet t’i kufizojnë kontaktet me kafshë e t’i lajnë duart pasi t’i prekin.