Aktualitet

Covid-19/Rama: “Disiplinimi i plotë këtë javë na hap shtegun për lehtësimet me pikatore”

Kryeministri Rama thekson se zbatimi me rigorozitet i masave për frenimin e përhapjes së COVID-19 mund të na lejojë hapjen e shtegut për lehtësime. Rama publikoi foto të tregut në Kombinat në Tiranë, ku Bashkia ndërhyri duke vendosur një sistem të ri dezinfektimi në hyrje-dalje, me qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.  “Mirë, vetëm disiplinimi i plotë këtë javë na hap shtegun për lehtësimet me pikatore. Brenda ditës sot, gati rritja e ndëshkimeve, që i hap rrugë lehtësimeve shkallë-shkallë në vijim”, – nënvizon Kryeministri.

Nisur nga pamjet e javës që shkoi, ku shfaqej një mungesë ndërgjegjësimi në zbatimin e rregullave në tregjet e kryeqytetit, sot ra në sy prezenca e forcave ushtarake dhe policore, veçanërisht në tregun e Kombinatit. Ky treg e nisi javën ndryshe.  Qytetarët qëndruan tek rrathët e verdhë që shërbejnë për të ruajtur distancën. Në hyrje, iu kërkua autorizimi për pazaret e më pas iu nënshtruan dezinfektimit te tuneli. Edhe në dalje, blerësit u dezinfektuan.