Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm me publikun bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona, 6 prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë me Covid-19. 4 gjenden në Tiranë, 1 në Elbasan dhe 1 në Korçë.
Në total janë testuar 2753 raste dhe prej tyre 383 janë të infektuar me Koronavirusin e ri. Mosha mesatare e të prekurve është 50-vjeç. Betejën me këtë virus e kanë humbur 22 qytetarë shumica prej të cilëve kanë patur sëmundje shoqëruese.
Në spitalin infektiv të Tiranës janë shtruar 67 pacientë, 5 prej të cilëve janë në terapi intensive. Në spitalin Covid 2, Shefqet Ndroqi janë të shtruar 7 persona prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 3 janë të intubuar.
Lajmi i mirë është se 15 pacientë të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin total të tyre në 131.