Ivica Daçiç thotë se “Presioni ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës, mund ta çojë Prishtinën drejt një plani që rrezikon të nxisë konflikt mes Serbisë e KFOR-it. “Nuk ka dilemë, kurrë nuk e japim veriun e Kosovës”, – shprehet Kryediplomati i Beogradit në një intervistë televizive. Sipas tij, “Tashmë, në Shtetet e Bashkuara fryjnë erëra të reja, duke krijuar mundësinë që serbët dhe shqiptarët të arrijnë marrëveshje”.