Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri reagon me një mesazh të fortë: “Merrni meritën për punën tuaj…”

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë së fundmi një mesazh me peshë në rrjetet sociale, duke vënë theksin te rëndësia e njohjes së meritave personale.

Përmes një postimi në Instagram, ajo shprehu zhgënjimin e saj ndaj atyre që përvetësojnë arritjet e të tjerëve.

Është shumë e rëndësishme të marrësh kredi për atë që ke kontribuar vetë. Është zhgënjyese kur të tjerët pretendojnë suksesin për punë ku kanë qenë të përfshirë edhe të tjerë, përfshirë edhe mua

– shkroi Dafina, duke bashkangjitur edhe një foto të një mace në formë meme-je.

Postimi i saj u prit me shumë reagime nga fansat, të cilët e përkrahën këngëtaren për guximin dhe sinqeritetin e saj.