Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri sapo na zbuloi se si do që ta kujtojnë njerëzit atë…

Sezoni i verës ka bërë që këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri të jetë edhe më pranë ndjekësve të saj, në koncertet që ka dhënë në vende të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pas bashkëpunimit që këngëtarja solli me Cricket “Pa ty” dhe “Happy Birthday”, të cilat rezultuan shumë të pëlqyera, ajo paralajmëroi bashkëpunimin me Arilena Arën dhe reperin Lyrical Son.

Megjithatë, duket se nuk ka gjë që e ndal Dafinën, pasi mjaftoi një koment i saji që të zbulonim diçka nga bashkëpunimi i saj më i ri. Në një seri me fotografi të Kidës, komenti i Dafinës na bëri shumë përshtypje dhe gjithashtu na zbuloi çfarë po ‘kurdisin’ dy artistet tona.

Ndërkaq, së fundmi më fotot e publikuara në llogarinë e saj në Instagram, Dafina na ka treguar diçka më shumë nga vetja, pikërisht se si dëshiron që ta kujtojnë njerëzit atë. Ndërkaq ajo ka shkruar:

Unë dua që njerëzit të më kujtojnë mua si argëtuese dhe një person i mirë.

https://www.instagram.com/p/CSQ8jUjI-OD/

Po ju, si keni dëshirë t’ju kujtojnë njerëzit?!

Së fundmi në media, nëse ju ka shpëtuar si detaj, u përfol për një shtatëzëni të mundshme të Dafinës, pasi në një story tregoi barkun e saj të fryrë, por e gjitha ishte në kuadrin e shakasë. Dafina dhe Dj Geek, prej kohësh tanimë në një lidhje me njëri-tjetrin nuk ngurrojnë të nxjerrin fotografi nga momente intime mes tyre duke na treguar se janë më të dashuruar se kurrë.