Gossip Showbiz

Danja dhe Egli kërcejnë, Gjesti shprehet i acaruar: “Kam me ju shkatërru…”?

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ishte e mbushur plot me alegri ku banorët kanë kënduar e kërcyer, më së shumti Egli dhe Danja filluan të vallëzonin në oborr, nën ritmet e një muzike të qetë nën shi.

Atmosfera ishte e qetë, ndërsa disa banorë qëndronin ulur dhe i shikonin me buzëqeshje.

Por, situata ndryshoi paksa kur Gjesti, që ndodhej pak më larg, i vështronte me një shikim të tensionuar.

Në një moment, ai e theu heshtjen me një deklaratë të fortë, duke thënë:

Kam me ju shkatërru ren

Pasi tha këto fjalë drejtuar banorëve, apo me nënkuptim ndaj sjelljes së Eglit, ai vazhdoi me një ton më të ashpër:

Një nga një do t’ju paloj ren. Kam me ju dridh, kam me ju shkatërru, pasha Allahun. S’ka mëshirë hiç, zero, zero

Fjalët e tij shkaktuan një valë reagimesh të menjëhershme mes fansave të formatit, të cilët mbetën të habitur nga intensiteti i tij, por kishte dhe nga ata që e kanë mbështetur.

Ky moment tensioni pason disa ngjarje të mëparshme mes Gjestit dhe Eglit, veçanërisht pas spektaklit të kaluar, ku Gjesti kishte deklaruar rreth marrëdhënies së tij me Eglin, se pas përfundimit të lojës:

S’ka me ma pa surratin

Këto fjalë trishtuan Egli-n, e cila u shpreh se nuk ishte e befasuar, por gjithashtu theksoi se nuk kishte mundur ta harrojë.

Edhe pse pas rikthimit të saj në shtëpi, Egli dhe Gjesti ende nuk kanë pasur një përballje direkte, tensioni ka mbetur i pranishëm, duke lënë hapur mundësinë e një konfrontimi në të ardhmen.

Deklaratat e forta të Gjestit kanë shtuar edhe më shumë tensionin, duke e bërë marrëdhënien e tij me Eglin një nga temat më të diskutuar në këtë edicion të “Big Brother VIP Albania”.