Big Brother VIP ka festuar pas përfundimit dhe të pranishëm në event kanë qenë i gjithë kasti i këtij sezoni, e po ashtu edhe disa të ftuar të tjerë. Ish banorja e “BBV”, Danja Koka është komentuar shumë për lidhjen e saj romantike jashtë shtëpisë. Modelja ka folur shpesh për partnerin e saj, Redin, duke e përmendur me shumë dashuri dhe respekt.
Sidoqoftë, çifti ka zgjedhur ta mbajë lidhjen e tyre larg syrit të publikut, duke mos ndarë foto të përbashkëta në rrjete sociale. Së fundmi në festën e organizuar nga Top Media, bukuroshja u shfaq publikisht me Redin ku dukeshin tejet të lumtur krah njëri-tjetrit.

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” disa ditë më parë ishte Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo ka zbuluar gjithçka rreth rrugëtimit të saj dhe jo vetëm. Teksa po diskutonin në studio në lidhje me dasmën e Eglit dhe të Gjestit, Elona e pyeti Danjën se pse nuk ishte pjesë pavarësisht se ata e kishin ftuar? Në lidhje me këtë ajo u përgjigj duke thënë:
Unë nuk e dija, në fakt kur unë kam dalë nuk e kam parë “Big Brother”-in sepse jam marrë me rehatinë time sepse doja të shkëputesha pak nga e gjithë gjëja. Besoj është një gjendje emocionale që disa prej banorëve e kalojnë, e kisha të rëndësishme të merresha me veten time. Unë planifikova që të isha jashtë Tirane, nuk e dija fare që këta do të bënin një dasmë. Kur mora vesh që më kanë ftuar unë e kisha një angazhim shumë të rëndësishëm dhe nuk isha në Tiranë.