Influencerja e njohur, Danja Koka, ka ndezur rrjetin me spekulime pas një videoje të publikuar nga dasma e motrës së saj. Në pamjet e shpërndara në rrjete sociale, ajo shfaqet e veshur me një fustan rozë të ngushtë dhe me shkëlqim, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve për shkak të një barku lehtësisht të fryrë.
Detaji nuk i ka shpëtuar syrit të fansave, të cilët menjëherë nisën të spekulojnë për një shtatzëni të mundshme.
Megjithatë, deri më tani, Danja nuk ka dhënë asnjë reagim apo konfirmim lidhur me thashethemet që po qarkullojnë.
Pamja e saj elegante, por paksa ndryshe nga zakonisht, ka bërë që rrjetet sociale të mbushen me komente dhe pyetje, duke pritur nëse influencerja do të vendosë të thyejë heshtjen mbi këtë çështje.