Gossip Showbiz

David Beckham uron djalin Cruz Beckham për 21-vjetorin, dhe “thumbon” Brooklyn?

Ish-ylli i futbollit anglez David Beckham ka bërë një dedikim emocional për djalin e tij më të vogël, Cruz Beckham, me rastin e 21-vjetorit të lindjes, duke e cilësuar atë një person “shumë të veçantë”.

Babai i katër fëmijëve publikoi në llogarinë e tij në Instagram një video me momente të veçanta nga fëmijëria e Cruz, e shoqëruar me një mesazh prekës.

Gëzuar ditëlindjen e 21-të djalit tim të vogël, jo më aq i vogël, por gjëja më krenare për ty është personi dhe burri që je bërë

-shkroi ai.

Në mesazhin e tij, Beckham theksoi edhe vlerat familjare, duke vlerësuar karakterin e të birit.

Je i sjellshëm, i kujdesshëm dhe jashtëzakonisht besnik ndaj familjes, miqve dhe të gjithëve përreth teje, gjë që të bën një person shumë të veçantë

-u shpreh ai.

Postimi u interpretua nga shumë ndjekës si një mesazh i tërthortë në mes të tensioneve familjare me djalin e madh të familjes, Brooklyn Beckham.

Kjo vjen pasi Brooklyn së fundmi theu heshtjen për konfliktin familjar që ka zgjatur prej kohësh, duke publikuar një deklaratë të gjatë në Instagram, ku akuzoi prindërit e tij për manipulim të narrativave në media dhe për përpjekje për të ndikuar në marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Nicola Peltz Beckham.