Cruz Beckham po përgatitet të mbushë 21 vjeç këtë të premte, dhe familja Beckham e festoi ditëlindjen e tij një javë më herët në Londër. Festimi u zhvillua në një restorant dhe përfshiu disa nga të afërmit dhe miqtë më të ngushtë të Cruz, përveç Brooklyn Beckham dhe gruas së tij Nicole Peltz, të cilët munguan.
David dhe Victoria Beckham organizuan një mbrëmje tematike të quajtur “Balli i Madh i Beatles”, ku të ftuarit u argëtuan nga një grup tribut i Beatles. Cruz performoi me grupin e tij të ri, “Cruz Beckham & The Breakers”, duke kënduar dhe luajtur në kitarë.
Mes të pranishmëve ishin e dashura e Cruz, Jackie Apostel, vëllai Romeo me të dashurën Kim Tumbull, motra Harper, si dhe Emma Bunton, ish-shoqja e Victoria-s nga grupi Spice Girls. Victoria Beckham postoi disa foto nga festa në Instagram, duke shkruar:
Po e festojmë Cruz pak më herët. Të duam shumë

Edhe Jackie Apostel ndau imazhe nga mbrëmja, duke e përshkruar atë si “festimin më të hershëm dhe më të veçantë të ditëlindjes për personin tonë më të dashur”.
Festimi i Cruz vjen në një periudhë të tensionuar për familjen Beckham, pas deklaratave të Brooklyn për mosmarrëveshjet e tij me prindërit dhe ndikimin e tyre në martesën e tij me Nicole Peltz.