E ftuar në “Live From Tirana” nëpërmjet një lidhje direkte nga Greqia, ka qenë moderatorja Dea Vieri. Ajo ka folur më shumë për pushimet jo në sezonin e pikut, pse zgjedh ajo shtatorin? Por Dea u pyet edhe mbi lidhjen e saj romantike, ku shpesh poston copëza nga jeta e saj private në rrjete sociale…
Si po shkon raporti juaj?
Po shkon shumë mirë deri tani, nuk kam dashur ta publikoj tamam sepse ai nuk ka dëshirë të bëhet personazh publik. Por kam vënë re që ka ndodhur edhe pse unë nuk e kam publikuar tamam, më ka bërë shumë çudi që ka pasur nja dy vajza që supozohen të jenë “shoqet” e mia që i kanë çuar një ftesë… Më bëri shumë përshtypje. Unë nuk e kam diskutuar sepse në fund të fundit nuk kam pse i them këtyre vajzave të cilat janë të njohurat e mia, mikeshat e mia.
Janë personazhe televizive?
Po, janë personazhe televizivë. Unë nuk e kam publikuar asnjëherë, as emrin nuk ia kam nxjerrë asnjëherë. Nuk e di nga e kanë gjetur. Por bota është e vogël, Tirana është e vogël, Shqipëria është e vogël, ndoshta më kanë parë. Por m’u duk sikur ishte kastile. Por nuk më erdhi mirë. Duhet ruajtur i dashuri në ditët e sotme se ta marrin.
I dashuri është shqiptar?
Po, merremi më mirë vesh kur është shqiptar. Është nga veriu, shkodran. Kot nuk thonë ‘kur je shkodran, të tana i ban”…
Keni në plan dasmën së shpejti?
Unë i kam shumë qejf dhe shpresoj që një ditë të bëj një dasmë të madhe. Por nuk e di se çfarë do ndodhë, presim… Se unë jam kundër asaj që t’i propozojë vajza djalit.