Një debat i ashpër ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Albania gjatë natës, kur Miri dhe Mali janë përfshirë në një përplasje të fortë verbale në dhomën e gjumit.
Gjithçka nisi papritur, në një moment kur banorët po përgatiteshin për të fjetur. Miri kritikoi lojën e Malit, duke e akuzuar se nuk ka qenë aktiv dhe strategjik gjatë qëndrimit në shtëpi.
E ke hapur Big Brother me gruan time
Situata u tensionua edhe më shumë kur ai përmendi jetën personale, duke përfshirë edhe bashkëshorten e tij.
Miri: Gjëja që mbahet mend më së shumti nga ty është gruaja ime
Mali: Shuj
Miri: Shuj ti, ti e përmende gruan time… E do gruan time?

Debati mori tone edhe më të forta kur Miri këmbënguli se Mali mbahet mend vetëm për këtë çështje, ndërsa ky i fundit reagoi me ironi, duke e marrë me të qeshur situatën.
Qysh thua ‘a e do gruan time?’ a je në terezi?
– u përgjigj Mali, duke e shtuar edhe më shumë tensionin.
Në fund, Miri dha një paralajmërim të fortë, nëse përmendet sërish jeta e tij personale, ai do të reagojë duke nxjerrë në pah çështje private të Malit.
Po e përmende edhe njëherë martesën time, do të të përmend gjërat e tua personale
Ky konflikt tregon se marrëdhënia mes tyre mbetet e tensionuar dhe pritet të sjellë përplasje të tjera në ditët në vijim.