BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

Debate reale dhe fiktive në BBV, Kristi: “Jemi në një reality show…”

Fenomeni më i diskutuar momentalisht është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 dhe hyrjet e reja po përfliten kudo në rrjet, duke u kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre.

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Sot po zhvillohet “Big Brother Radio”, një partneritet mes BBV dhe Top Albania Radio. Banorët po diskutojnë tema të ndryshme të cilat i prekin, nga dashuritë, flirtet, ngacmimet e deri te debatet e forta. Intrigat, strategjitë, debatet reale dhe ato fiktive janë diskutuar vetëm pak minuta më parë në BBV Radio. Lidhur me to, ja si është shprehur Kristi.

Jemi në një reality show. Për mua janë të dyja elementet shumë të rëndësishme. Për mua idealja të ndaheshin 50, 50. Ka debate të vërteta, por janë shumë të vështira të kuptohet dhe të trajtohen. Banorët kanë kuptuar që një debat merr më shumë vëmendje jo nga kuptimi, por në madhësi, në fjalor, në zë. Ti mund të kesh një debat shumë të thellë, por që nuk shkakton asnjë trazirë as te banorët, as te publiku. Të vërtetat janë më të vështira t’i mbash në qëndrim sepse ato të prekin vërtet.