Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë shkëlqyer së fundmi në një darkë gala në Shtëpinë e Bardhë, të ftuar nga presidenti amerikan Donald Trump dhe princi saudit Mohammed bin Salman. Por para se fotot nga East Room të shpërndaheshin globalisht, një deklaratë e CR7 te Piers Morgan ndezi polemika. Duke folur për partneren e tij, Ronaldo tha se ajo “kujdeset për të, menaxhon familjen dhe shtëpinë”, duke shtuar se “burrat nuk janë të mirë në këto gjëra”.
Komentet u panë si një rikthim në mentalitetet e së kaluarës, duke hapur një debat të gjerë online. Pas nëntë vitesh lidhje, Cristiano Ronaldo dhe Rodriguez po përgatiten më në fund t’i japin fund beqarisë me një ceremoni madhështore në vendlindjen e futbollistit, në Madeirë. Sipas The Sun, çifti që u fejua në gusht pritet të martohet këtë verë, pas përfundimit të Kupës së Botës, në katedralen historike të Funchal-it.
Ylli i Al-Nassr ka zgjedhur katedralen më të vjetër të qytetit, të shenjtëruar në vitin 1514, e cila është qendra kryesore fetare e rajonit dhe e famshme për çatinë e saj mbresëlënëse. Festa e dasmës do të vazhdojë më pas në një nga hotelet luksoze të ishullit. Për Ronaldon, zgjedhja e këtij vendi ka një simbolikë të fortë emocionale: katedralja ndodhet më pak se tre kilometra nga spitali ku ai ka lindur dhe jo shumë larg stadiumit të klubit të tij të fëmijërisë, Nacional da Madeira, ku ai luajti përpara se të transferohej te Sporting Lisbon në moshën 12-vjeçare.
Ronaldo, ka ndarë një detaj të padëgjuar mbi marrëdhënien e tij me të fejuarën, Georgina Rodríguez. Legjenda e futbollit, 40 vjeç, foli hapur për një periudhë të vështirë që përjetoi bashkë me partneren e tij prej vitesh, një periudhë që, siç tha ai, e forcoi lidhjen e tyre gjatë një interviste të re me Piers Morgan.
Gjatë bisedës, Ronaldo preku një sërë temash, përfshirë edhe humbjen e djalit të tyre. Në prill të vitit 2022, çifti ndau në rrjete sociale lajmin e dhimbshëm për vdekjen e binjakut të vajzës së tyre të porsalindur. “Me shumë gjasë gjatë asaj periudhe ne e forcuam edhe më shumë marrëdhënien tonë. Ishte një periudhë e vështirë, por njëkohësisht e vlefshme, sepse mësova shumë gjëra”.-tha Ronaldo.