Gossip

Deklarata e Justin Bieber për tradhtinë shkakton debat të madh në internet?

Këngëtari kanadez dhe fituesi i çmimit “Grammy”, Justin Bieber, ka ndezur debat në rrjetet sociale pas komenteve të tij mbi kuptimin e tradhtisë në martesë.

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Twitch, Bieber u shpreh se një mendim apo dëshirë për një person tjetër, jashtë marrëdhënies, është e barabartë me aktin e tradhtisë.

Ai shtoi se edhe ndjenjat e forta negative ndaj dikujt, si zemërimi, mund të krahasohen me veprime të dhunshme ndaj tij.

Mendimet kanë po aq peshë sa veprimet. Nëse ndjen diçka të tillë, është sikur ta kesh bërë

-tha këngëtari.

Deklaratat e tij shkaktuan reagime të shumta dhe të përziera në internet. Disa ndjekës e vlerësuan për qëndrimin moral dhe përpjekjen për të thelluar kuptimin e besnikërisë, ndërsa të tjerë e kritikuan ashpër, duke theksuar se mendimet nuk mund të kontrollohen dhe nuk janë të barabarta me veprimet.

Është njerëzore të ndjesh tërheqje, ajo që ka rëndësi është si vepron me ato ndjenja

-komentoi një përdorues në X (ish-Twitter).

Këto deklarata vijnë në një periudhë ku Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey, kanë qenë në qendër të thashethemeve për probleme në martesë.

Megjithatë, Hailey ka mohuar zërat për ndarje përmes një videoje në TikTok, ndërsa disa tekste nga albumi i fundit i këngëtarit, “Swag”, janë interpretuar si reflektim mbi vështirësitë e tyre.

Pavarësisht spekulimeve, çifti – që së fundmi mirëpriti djalin e tyre, Jack Blue – duket se po qëndron i bashkuar dhe përballet me lajmet në mënyrë të qetë dhe me humor.