Gossip Showbiz

Deklarata e Mel në “Përputhen” shkakton debat: “Make-up më kushton 400 euro…”

Një nga episodet e fundit të emisionit “Përputhen” ka ndezur debate të forta pas një deklarate të bujshme të konkurrentes Mel, e cila foli hapur për stilin e saj të jetesës gjatë një takimi me Francin, djalin që kishte zgjedhur për njohje më të afërt.

Mel u shpreh se për të qenë në një lidhje me të, një mashkull duhet të jetë i vetëdijshëm për faktin që ajo kërkon një mashkull me gjendje shumë të mirë financiare, madje ka pyetur nëse ai fiton 20 mijë euro në muaj, duke shtuar se vetëm për makeup shpenzon rreth 400 euro në muaj.

Deklarata e saj shkaktoi reagime të menjëhershme si në studio ashtu edhe në rrjetet sociale.

Ndërsa Franci nuk u tregua i habitur dhe e dëgjoi me qetësi, opinionisti Arjon Muçaj reagoi ndryshe, duke e cilësuar këtë qëndrim si “shokues dhe fyese”. Ai nuk e fshehu irritimin dhe, me ironi, shtoi:

Po të ma thoshte mua që makeup-i i kushton 400 euro, do t’i thosha që nuk i ka bërë ndonjë punë të madhe.

Deklarata e Mel ka hapur një diskutim më të gjerë në publik mbi pritshmëritë materiale në marrëdhënie dhe mënyrën se si personazhet e reality show-ve ndikojnë në perceptimin e vlerave në shoqëri.

Pritet që tema të vijojë të komentohet edhe në episodet e ardhshme të programit.