Live From Tirana

“I thashë Megi Pojanit ‘të dua’…”/Gentian Ndoj: Do të më mungojë shumë!

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Gentian Ndoj, ish-konkurrent i “Përputhen”. Ai ka folur më shumë mbi vendimin për t’u larguar nga ky program, çfarë do t’i mungojë më shumë, si dhe çfarë po kërkon ai tashmë nga një lidhje e re dashurie…

Ronaldo: Megi Pojani është një nga vajzat më të dashura të showbizit shqiptar dhe ekranit. E përmendin reperat shumë shpesh në tekste të ndryshme këngësh. Ju kishit fatin të ishit çdo ditë me të në “Përputhen”. A do të të mungojë Megi tani?

Genti: Nuk ia ke idenë sa shumë!

Ronaldo: Çfarë i the Megit kur u takove me të për herë të fundit në program?

Genti: “Të dua! Do më marrë malli!”

Ronaldo: Vërtet? I the “të dua”?

Genti: E kuptoi me shikim.

Ronaldo: Çfarë tha ajo?

Genti: “Të dua edhe unë!” E ndieva dhe unë atë.

Ronaldo: Jua bënte më të lehtë “Përputhen” Megi?

Genti: Edhe më të lehtë, edhe ferr disa herë. Sidomos kur të kapte në disa situata, nuk të falte Megi.