Aktualitet

“Deklarimi i pasurisë së Rovena Gashit nuk është i saktë”

Më 25 Korrik jepet vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për Rovena Gashin. Sot u zhvillua seanca në kuadër të Vetting-ut ku prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme nuk ishte e pranishme dhe as nuk u përfaqësua nga avokati. Ndërkaq, KPK-ja konstatoi se deklarimi i pasurive të saj nuk ishte i saktë dhe pasuria nuk justifikohet. Gashi, e cila është pezulluar nga Kryeprokurorja Arta Marku, doli me një deklaratë para fillimit të seancës ku theksohet se “KPK-ja i ka pamundësuar pjesëmarrjen reale dhe efektive në seancën dëgjimore”. Sipas Rovena Gashit, “Komisioni nuk ka garantuar zhvillimin e procesit të saj të rivlerësimit nga një trupë gjykuese e pavarur dhe e paanshme”, ndërsa kërkon rikonfirmimin në detyrë.