Javën e ardhshme priten detaje për datën dhe vendin ku do të ritakohen Donald Trump e Kim Jong Un. Sipas Presidentit Amerikan, “Koreja e Veriut e dëshiron me të vërtetë këtë takim”, me theks Denuklearizimin e vendit komunist, ndonëse negociatat po zvarriten. Shtëpia e Bardhë la të kuptohet se takimi i dytë mund të zhvillohet në fund të muajit, me shumë gjasa në Vietnam, por nuk përjashtohet as Tajlanda. Qershorin e kaluar, dy liderët u takuan në Singapor.