Sipas një studimi njerëzit depresivë hanë ndryshe nga ata të shëndetshëm. Rreth 280 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga depresioni. Ndonëse depresionin nuk është i njëjtë për të gjithë, të gjithë të pacientët e prekur prej tij me sa duket kanë një gjë të përbashkët: urinë për karbohidrate. Këtë e kanë zbuluar gjatë një hulumtumi studuesit në klinikën universitare të Bonit dhe Tybingenit në Gjermani. Nëse pacientët janë trajtuar me anti-depresivë ose jo, nuk ka pasur dallime sinjifikante, thotë Nils Kroemer, i cili ka studiuar në të dyja klinikat universitare në fushën e psikiatrisë, psikologjisë dhe psikoterapisë. Deri tani mendohej, se nepsi për ushqime me karbohidrate kishte të bënte me rritjen e urisë, që shoqëron disa sëmundje depresive.
“Ne mundëm të tregojmë tani, se nuk është kështu. Faktikisht uria për karbohidrate ka të bëjë më shumë me depresionin e përgjithshëm të rëndë, veçanërisht me simptomatikën e frikës”-shpjegon Lilly Thurn, e cila ka drejtuar studimin në ekipin e Kroemer. Nga karbohidratet trupi ynë mund të prodhojë më shpejt energji, që janë furnizueset kryesore të qelizave tona. Nën depresion mikrobioma e zorrës ndryshon. Arsyen përse njerëzit me depresion zhvillojnë kryesisht urinë për karbohidrate, Nils Kroemer e konstaton në zorrë. Këtu mund të jenë zhvilluar ndryshimet në sistemin e tretjes. Po ashtu mund të jetë dëmtuar përçimi i informacioneve nga aparati stomak-zorrë në tru nëpërmjet nervit vagus, thotë Kroemer.
Shumë studime tregojnë, se tek njerëzit depresivë mikrobioma e zorrës është e ndryshuar dhe se këto ndryshime janë pjesë e simptomave të depresionit. Është konstatuar, se simptomat përmirësohen, nëse pacientët marrin ushqime me probiotikë. A duhet që depresivët të heqin dorë prej ëmbëlsirave dhe karbohidrateve? Jo, thotë Kroemer. “Ne e dimë nga hulutimet e mëparshme, që nuk premton sukses heqja dorë e personave me depresion nga karbohidratet. Nuk është ushqimi me ëmbëlsira që shkakton depresionin. Por në depresion ndryshojnë preferencat”-thekson studiuesi. Megjithatë është e kuptueshmë, që këto ndryshime të paktën pjesërisht shfaqen, nëse ne ushqehemi në mënyrë të pashëndetshme për një kohë të gjatë.
Mbetet të sqarohet se: “Cili është shkaku dhe pasoja?”-thotë Kroemer. “A ka të bëjë ushqimi, që në afatgjatë shkakton një gjendje të keqe psiqike? Apo është gjendja psiqike shkaktare për përkeqësimin e të ushqyerit dhe ajo shkakton pastaj ndryshimet në mikrobiomë?” Për studiuesit është e qartë se: “Ne duhet të fokusohemi më intensivisht tek tretja në trajtimin e depresioneve dhe çrregullimeve nga frika.”