Ndërsa Shqipëria pret Qershorin për të mësuar nëse do të hapen apo jo negociatat e anëtarësimit me BE-në, nga Gjermania vjen një apel në favor. Në Tiranë, deputeti i Partisë së Kancelares Merkel, Mark Hauptmann, njëherazi anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme në Bundestag është pro: “Unë jam i mendimit se ne duhet të fillojmë procesin e negociatave me Shqipërinë. Unë do të këshilloj kolegët e mi në Parlamentin gjerman të grupit tim parlamentar që të fillojmë procesin e negociatave, sepse ky nuk është fundi i axhendës së reformave, por fillimi i reformave. kolegë të grupit tim parlamentar dhe kolegë të tjerë të parlamentit gjerman kanë vizituar Shqipërinë, të tjerë do vijnë në javët e ardhshme për të parë nga afër se si është zhvilluar Shqipëria dhe si qeveria i qëndron axhendës së reformave.Ne duhet të çelim negociatat me Shqipërinë. Këshilloj kolegët, Parlamentin Gjerman e grupin tim parlamentar, të miratojnë nisjen e këtij procesi, pasi nuk do të jetë fundi i axhendës së reformave, por vetëm fillimi”, – tha Hauptmann. Deputeti gjerman theksoi dëshirën që Shqipëria e vendet e rajonit, në të ardhmen të jenë anëtare të Unionit. Sipas tij, “Rruga është shumë e gjatë, me shumë pengesa e kjo do të thotë se të gjithë duhet të angazhohen me axhendën e reformave, për ta bërë sa më të suksesshme”. Hauptmann foli në krah të Taulant Ballës: ” Biseda që zhvilluam me Hauptmann ka të bëjë me zgjerimin e bashkëpunimit edhe në diplomacinë parlamentare dhe e falenderova për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania dhe qeveria federale dhe parlamenti gjerman i jep Shqipërisë, jo vetëm në aspektin ekonomik, por dhe në të ardhmen tonë evropiane.”Ishte kreu i grupit kuvendor socialist, Taulant Balla.