Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, denoncon gjendjen e kanalit vaditës që kalon përmes qytetit të Lushnjës, duke akuzuar institucionet e qytetit për neglizhencë.
Sipas Korreshit, kanali është bllokuar nga bidonat plastikë dhe mbeturinat, duke u kthyer në një burim ndotjeje, me erë të rëndë, mushkonja dhe rrezik për përhapjen e infeksioneve.
Në reagimin e tij ku nuk munguan edhe tonet e cinizmit, deputeti demokrat i bëri thirrje qeverisë dhe Bashkisë së Lushnjës që t’ua kthejnë qytetarëve taksat në formën e shërbimeve.
Kur bidonat plastikë dhe mbeturinat pushtojnë dhe bllokojnë kanalin vaditës që kalon përmes Lushnjës, për banorët mund të ketë vetëm erë kërme, mushkonja dhe burim infeksioni. I bëj thirrje Qeverisë dhe Bashkisë: kthejuni qytetarëve taksat në shërbime! Gjithmonë, nëse nuk ju prishim plazhin në një ditë të dielë.
