Aktualitet

Kishin bllokuar hapësirat publike, 3 nën hetim në Lushnjë!

Tre persona janë vënën nën hetim në Lushnjë, pasi akuzohen se kishin zënë hapësirat publike për aktivitete e tyre dhe nuk i kishin regjistruar tek organet tatimore.

Në njoftimin zyrtar, thuhet: 

Gjatë aksionit për lirimin e tyre dhe kthimin e hapësirave komunitetit, nën hetime u dërguan shtetasit A. S., 34 vjeç dhe R. K., 29 vjeç, dhe A. H.

Konkretisht A.S. dhe R.K, kishin pushtuar dy hapësira publike në lagjen “Savër” të Lushnjës duke i shfrytëzuar si subjekte për shitblerje automjetesh, aktivitet të cilin nuk e kishin regjistruar te organet tatimore;

Ndërsa shtetasi A.H., shfrytëzonte një hapësirë në lagjen “Gafurr Muça”, si vendparkim automjetesh, aktivitet të cilin nuk e kishin regjistruar te organet tatimore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në të gjithë vendin, për lirimin e tyre dhe kthimin në funksion të qytetarëve.