Aktualitet

Lushnjë, atentat me armë zjarri pranë kthesës së spitalit!

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Lushnje, ku është qëlluar me breshëri plumbash drejt një automjeti në lëvizje. Sipas informacioneve paraprake policore të cituara nga mediat, dy persona qëlluan me kallashnikov ndërsa në vendngjarje janë gjetur me dhjetëra gëzhoja.

Personi ndaj të cilit është bërë atentat është një emër i njohur për policinë, i identifikuar deri më tani si Julian S.

Po ashtu, bëhet me dije se një automjet u gjet i djegur në fshatin Lifaj dhe mendohet se iu përket autorëve të ngjarjes. Brenda makinës u zbulua një pistoletë.

Sipas raportimeve parprake, ngjarja ndodhi në rrugën “Misto Mame” të qytetit të Lushnjës ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur apo viktima.

Ndërkohë, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë rrethimin e zonës, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.