Aktualitet

Deputetja socialiste, Olta Xhaçka paraqitet në SPAK!

Deputetja socialiste, Olta Xhaçka, sot u paraqit në SPAK. Ish-ministrja e Mbrojtjes hyri e vetme në mjediset e Strukturës së Posaçme, pa avokatë, çka tregon se mund të jetë thirrur për të dhënë deklarime mbi një hetim për të cilin ka dijeni. Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar mbi arsyen apo hetimin konkret.

Kjo nuk është hera e parë që Xhaçka hyn në SPAK. Gati një vit më parë, ka dhënë shpjegime lidhur me dy kallëzime për tjetërsimin e pronave të ushtrisë, të bëra nga ish-gjenerali Artur Meçollari e që ngrinin dyshime për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Konkretisht, bëhej fjalë për gjirin detar të Limionit në Sarandë e një sipërfaqe trualli në bazën detare të Shëngjinit. Në një nga këto kallëzime, i kallëzuar ishte edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Të dyja dosjet vijojnë të hapura e nën hetim.