Sot në orën 19:00 në kryeqytet luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për raundin e gjashtë në Superligë.
Tifozët bardheblu po marshojnë drejt stadiumit.
Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”.
Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:
Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet: Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” rruga “Xhorxh Bush”, rruga e “Elbasanit”, Ambasada e SHBA-së, kthim në rrugën “Dervish Hima”, kthim në rrugën “Sheh Ahmet Pazari” dhe t’i drejtohen tribunës “S” të stadiumit;
Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” ura “Vasil Shanto”, kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”, rruga “Sulejman Delvina”, Libri Univeristar, Presidencadhe më pas t’u drejtohen hyrjeve tek tribuna N dhe E e stadiumit.