Aktualitet

Deri tani 446 të prekur me Covid-19 në vendin tonë

Në vendin tonë, deri tani janë 446 të prekur me COVID-19, nga të cilët 23 persona humbën jetën, ndërsa 217 ia dolën të fitojnë betejën dhe u shëruan. Deri në shifrat e reja, te Infektivi i QSUT-së e në Spitalin COVID-2 “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 49 pacientë, 7 prej tyre të intubuar. Për nga numri i rasteve me koronavirus kryeson Tirana me 215, e ndjekur nga Shkodra me 57 e Durrësi me 41.