Bursa e “Wall Street”-it është mbyllur me rekordin më të keq të Krishtlindjes në histori, me indekset e saj “Dow Jones” dhe “Nasdaq” që kanë rënë në minimumin e 20 muajve të fundit. Indekset amerikane kanë humbur më shumë se 2%, kryesisht për shkak të mbylljes së pjesshme të qeverisë, por edhe nga zërat për një shkarkim të mundshëm të shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell, nga ana e presidentit Donald Trump.