Mediat kosovare njoftojnë arrestimin e shtetasit Albert Veliu që sipas tyre është Dëshmitari X, protagonist i audiopërgjimit të pretenduar me vëllain e Ministrit të Brendshëm dhe që e implikonte në pazare droge. Sipas tyre, Veliu u ndalua në Shtime, bashkë me djalin e tij, por se ende nuk ka informacione lidhur me arsyet. Njoftimi i mediave në Kosovë nuk është konfirmuar zyrtarisht.