Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro janë dy moderatoret që sot intervistojnë 4 finalistët e Big Brother Vip Albania, Laert Vasili, Rozana Radi, Gjesi dhe Egli Tako.
Jonida – Laert do e quaje dështim personal tëndin nëse nuk do ishe finalist?
Laert- Dështim është pak fjalë e rëndë, zhgënjim po, do i thoja nënës time u përpoqa… me veten do ishte një trishtim që pse nuk u pëlqye ky arektip, model që unë solla. Jemi boll të ngopur me modele të tjera.
Jonida- Po nëse nuk fiton?
Laert- Kur arrin këtu thua pse dreqin të mos fitoj, është vlera materiale që thua është një shumë…