Aktualitet BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Magazine

“Kam rënë në dashuri, nuk isha i përgatitur për një ndjenjë”- Laert Vasili: E para do ketë një takim…

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro janë dy moderatoret që sot intervistojnë 4 finalistët e Big Brother Vip Albania, Laert Vasili, Rozana Radi, Gjesi dhe Egli Tako.

Jonida-Ke thënë nuk jam shenjtor, Big Brotherit çfarë i ke dhënë?

Laerti-Laertin e djeshëm që ti vjen e përshkruan këtë Leartin e sotëm, sa kohë jam pëlqyer nga jashtë, ia kam dalë.

Jonida- A ke qenë i përgatitur për dashuri?

Laerti- Jo nuk kam qenë dhe nuk jam, vjen si rrufe dhe të bën shkrumb..

Jonida- Dmth ndodhi…

Laerti-Po me uljet dhe ngritjet e saj… e para do ketë një takim minimumi, që të shprehen dhe gjërat që janë thënë apo nuk janë thënë. Nuk isha i përgatitur për të pasur një ndjenjë. Unë e kam paragjykuar formatin në dalje të mia televizive. Kur kam hyra s’kam qenë i pëgatitur për këtë gjë dhe ka ardhur pa qenë unë i ndërgjegjshëm.