Si të udhëtoni më shumë kur keni një punë me pushime vjetore të kufizuara? Duke planifikuar pushime të shkurtra në fundjavë, sigurisht. Mirë se vini në lavdinë e pushimit urban! Nuk ka mënyrë më të mirë për të kaluar disa ditë sesa t’i mbushësh ato plot me ushqim, histori dhe jetë nate në një qytet të ri.
Por edhe pa përdorur asnjë ditë pushimi, ka vetëm një numër të kufizuar udhëtimesh që mund të bësh brenda një viti. Ekipi i redaktorëve dhe shkrimtarëve të udhëtimeve të Time Out e dinë mirë se cilat vende ia vlejnë kohën tuaj. Ata kanë bashkuar vitet e tyre të përvojës për t’ju ardhur në ndihmë të vendosni se ku duhet t’ju çojë udhëtimi i parë i vitit 2026.
Dhe rekomandimi i tyre kryesor? Milano, qyteti më elegant i Italisë.
Ka shumë gjëra për t’u dashur te Milano. Edhe pse është qyteti i dytë më i madh në vend, ai eksplorohet lehtësisht brenda pak ditësh, sepse shumë nga atraksionet më të famshme, si katedralja Duomo dhe qendra historike, janë të përqendruara pranë njëra-tjetrës.
Kjo e bën qytetin të përshtatshëm për ecje dhe kompakt, pa u ndier i vogël apo klaustrofobik. Pa dyshim, është gjithashtu një destinacion i shkëlqyer për blerje.
Por, pse pikërisht tani? Muajin e ardhshëm, qyteti do të presë Lojërat Olimpike Dimërore 2026. Prisni shumë emocion, bare të mbushura dhe, nëse ekipi italian siguron disa medalje, një atmosferë përgjithësisht shumë pozitive.
Mes energjisë së lartë të turneut dhe “listës së monumenteve historike, rrugëve elegante dhe gastronomisë së pakrahasueshme të qytetit”, Ella Doyle e Time Out mendon se ai duhet të jetë “një destinacion i domosdoshëm në çdo listë udhëtimesh”. / shqip.al