Me më shumë se 90% të territorit të mbuluar nga male, Kirgistani ofron vizitorëve një spektakël të jashtëzakonshëm natyror. Turizmi natyror zakonisht është një mënyrë e sigurt për të shmangur turma, por në shumë destinacione evropiane kjo nuk funksionon më. Disa vende kanë kufizuar numrin e vizitorëve dhe kanë rritur tarifat për aktivitete si ecja në male, ndërsa të tjera kanë futur taksa ekologjike për shkak të numrit rekord të turistëve.

Për adhuruesit e aventurës që duan të largohen nga gjithçka, Kirgistani po pozicionohet si një destinacion kryesor. Me më shumë se 90% të vendit të mbuluar nga male, vizitorët mund të shijojnë atraksione natyrore mbresëlënëse pa turma. Në natyrë, udhëtarët mund të takojnë edhe komunitetet nomade të Kirgistanit, të cilat gjatë verës lëvizin në livadhet malore.
Ata janë të njohur për mikpritjen e ngrohtë, duke i prezantuar turistët me ushqime tradicionale si beshbarmak (mish i zier me makarona) dhe kumis (qumësht i fermentuar kali). Vizitorët mund të mësojnë gjithashtu për traditat kulturore nomade, si hipizmi apo gjuetia me shqiponja. “Po pyesni veten se ku të shkoni për ecje në natyrë në Evropë? Ekspertët e udhëtimeve sugjerojnë 11 destinacionet më të mira për pushime, nga shëtitjet përgjatë bregdetit italian të Amalfit, deri te eksplorimi i ishujve grekë, rajoneve malore të Shqipërisë dhe aventurat nëpër fjordet norvegjeze”, shkruan Mike MacEacheran në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Time”.