Art & Kulturë Live From Tirana Love & Sex

“Dhe të dua pa kufi…”/Një nga letrat e dashurisë që Petro Marko i dërgonte bashkëshortes së tij, Safo!

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.

15 vite pas themelimit #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat. Përveç se temave aktuale, të ftuarve interesantë e shumë kuriozitete të tjera, Jerida Sakaj ndalet edhe tek thëniet motivuese. Këtë herë, ajo ka lexuar një letër dashurie që shkrimtari i madh Petro Marko, ia ka dërguar bashkëshortes së tij, Safo…

Dhe të dua pa kufi!
Kur unë zgjohesha e dilja në kopsht për të këputur trëndafila të kuqe, të kujtohet kur unë t’i bija në shtrat dhe ti ishe akoma në gjumë? Dhe kur zgjoheshe nga përkëdheljet e mia, merrje trëndafilat e bukura… Tërë trupi yt ishin akoma me vesë dhe parfumi i frymës sate përzihej në atë të trëndafilave, dhe ngjyra e syve të tu, ngjyrat e trupit të Safolinës sime përziheshin me atë të trëndafilave. Dhe ah… ç’kuadro formonin! Këtë e dinte dielli, se ai na kish parë në takimin tonë të parë mbi tarracën e vendit ku takoheshim, të kujtohet? Aty ne u pamë mirë, duke u kredhur të zhveshur në sytë e njëri-tjetrit! Dhe a ka në jetë më të fortë se drita e diellit dhe e dashurisë, për të treguar pastërtinë ose… të fytyrës së njerëzve? Sa transparente ishte shpirti yt! Sa transparente ishte zemra ime! Aty nën diellin e pranverës sonë ne u pamë mirë dhe u dashuruam. Po ç’them unë? Ne ishim dashuruar që porsa kishim lerë… Dashurinë tonë e njeh fare mirë çdo gjë që kemi shkelur me sy e me këmbë… Po këto që po të them, janë një sekret!