E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë astrologia Elena Demollari. Ajo ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji dhjetor për secilën shenjë të zodiakut.
Si do të jetë ky muaj për të gjithë shenjat?
Energjia do të jetë shumë e mirë, në krahasim me muajin nëntor. Do të ketë goxha ndryshime, do të ndihen njerëzit më të çliruar, më energjikë. Do të kenë ngritje ekonomike, do kenë gjëra të mira, se kemi dhe festat para. Mund të kemi shpenzime, shpërblime, mund të kemi dhe rritje rroge. Ka shpërblime.
Cilat shenja favorizohen këtë muaj?
Favorizohen Demi, Gaforrja dhe Peshqit, do kenë një energji më të fortë. Edhe shenjat e tjera do të jenë mirë.