Showbiz

Dhuna ndaj të moshuarit në Pazarin e Ri, tregtarit i mbyllet biznesi

Pak ditë më parë në rrjetet sociale qarkulloi një video qe trishtoi dhe zemëroi të gjithë qytetarët.

Në tregun e Pazarit të Ri një tregtar frutash e perimesh u regjistrua duke dhunuar një të moshuar me akuzën se ky i fundit nuk kishte paguar për limonat që kishte blerë.

Tregtari e tërhoqi me dhunë të moshuarin drejt tendës duke i bërtitur e kërkuar llogari ndërkohë që qytetari po ruante qetësinë duke i shpjeguar se ka ndodhur një keqkuptim.

Video është shpërndarë edhe nga Kryeministri i vendit dhe Kryetari i Bashkisë i cili ka njoftuar ditën e sotme se shitësit i është hequr leja dhe i është mbyllur biznesi.