Health & Beauty Live From Tirana

Dhurimi vullnetar i gjakut, Blerta Ndrekaj: “Ja të mirat që sjell në trupin tuaj…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Blerta Ndrekaj, koordinatore e përgjithshme e projektit “Dhurimi vullnetar i gjakut”. Ajo ka folur më shumë mbi dhurimin e gjakut për të shpëtuar jetën e njerëzve, çfarë përfitimi ka dhurimi i gjakut dhe thirrjen që ka për qytetarët…

Ajo që ndikon negativisht, është frika dhe hezitimi ndonjëherë i gjinisë mashkullore. Krahasojmë që femrat dhurojnë më shumë se sa meshkujt. Ndoshta femrat janë më të ndjeshme se sa meshkujt ndaj kauzave të ndryshme shëndetësore dhe meshkujt hezitojnë. Ndërkohë, u bëj thirrje të gjithë meshkujve që dhurimi vullnetar i gjakur bën shumë mirë për gjininë mashkullore dhe ul riskun për sëmundjet e zemrës. Sipas shoqatës së kardiologëve amerikanë, ul riskun deri në 88%, që është një shifër shumë e lartë. Duke qenë se meshkujt preken shumë nga sëmundjet kardiake, dhurimi vullnetar periodik është vetëm një e mirë që i bën trupit dhe nuk ka asnjë pjesë negative. Dhurimi vullnetar i gjakut nga çdo person i shëndetshëm, mbi 50 kilogramë, nga mosha 18 deri në 60 vjeç, pa patologjik kronike, pa mjekime kronike, pa patologji akute pra nëse ka kaluar një ftohje ose një infeksion viral, atëherë do presim që personi të shërohet dhe pastaj do kalojmë tek vizita tek mjeku duke plotësuar një protokoll, pastaj kalon tek seanca e dhurimit të gjakut. Seanca e dhurimit të gjakut zgjat vetëm 10 minuta, pra janë vetëm 10 minuta që një dhurues e shpall hero. Dhe me anë të një njësie gjaku që përpunohet, shpëtohen tre jetë.