“Digital Boundaries”: Si të mbrosh mirëqenien në epokën e lidhjeve të vazhdueshme?!

Në epokën ku gjithçka ndodh online, nga puna, shoqëria, lajmet, madje edhe dashuria, vendosja e kufijve digjitalë është bërë më e rëndësishme se kurrë. E-mail-et në orën 22:00, mesazhet në WhatsApp nga puna ose orë të tëra në TikTok janë simptomat e një jete që ka humbur kufijtë midis digjitales dhe reales.

Vendosja e “digital boundaries” është thelbësore për shëndetin mendor dhe emocional. Kjo do të thotë të përcaktosh kohë të caktuara për të qenë online, të mos ndjesh faj për mos përgjigje të menjëhershme, dhe të lejosh vetes pushime të rregullta nga ekrani.

Në vend që telefoni të kontrollojë ditën tënde, ti mund ta kontrollosh mënyrën si e përdor atë. Një praktikë e thjeshtë është vendosja e orareve “pa ekran”, veçanërisht gjatë mëngjeseve dhe darkave. Krijimi i një hapësire pa teknologji në shtëpi, si një kënd leximi apo meditim, ndihmon gjithashtu.

Kufijtë digjitalë janë një formë vetëdashurie dhe respekti ndaj vetes. Janë mënyra për të ruajtur kohën, fokusin dhe marrëdhëniet e vërteta në një botë gjithnjë e më të zhurmshme virtualisht.