Një banesë është djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Vloçisht të bashkisë Maliq. Paraprakisht dyshohet që shkak i këtij zjarri të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për lokalizimin e shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz, por ato materiale janë të shumta.
Zjarri nuk rrezikoi ndonjë objekt tjetër. Grupi hetimor është angazhuar për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.