Aktualitet

Digjet lokali i punonjësit të Prokurorisë së Lezhës, dyshohet e qëllimshme

Digjet gjatë natës një lokal në zonën e Shëngjinit në Lezhë. Biznesi i përfshirë nga flakët është në pronësi të një punonjësi të Prokurorisë së Lezhës. Policia ende nuk ka dhënë detaje të plota për këtë ngjarje, por ngre dyshime për zjarrvënie të qëllimshme. Lokali ndodhet në zonën e Kune-Shëngjin, i ndërtuar me konstrukt prej druri në zonën e plazhit.