Një automjet tip “Benz” u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë. Për pasojë, makina u dogj plotësisht në pjesën e saj të brendshme. Policia po heton në dy pista, duke mos përjashtuar zjarrvënien e qëllimshme, krahas mundësisë së shkaqeve aksidentale.
Do të jetë grupi hetimor që pritet të përcaktojë shkakun e zjarrit. Ngjarja u regjistrua rreth orës 02:00 të mëngjesit e me marrjen e njoftimit, zjarrfikësja shkoi menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur lokalizimin dhe fikjen e flakëve.
Dëmet te “Benzi” vlerësohen të konsiderueshme e nga zjarri rezulton të jetë dëmtuar edhe një pjesë e vogël e një mjeti tjetër që ndodhej i parkuar në afërsi të mjetit në flakë.