Disa njësi administrative nuk kanë vend-depozitimi të përcaktuar të mbetjeve. Kjo rezultoi nga kontrollet në territorin e 61 bashkive e në akset e rrugëve kombëtare. Sipas kryeinspektorit të Mjedisit, Ergys Agasi, “si përgjegjës të drejtpërdrejtë të ngarkuar nga ligji, kryebashkiakët duhet të jenë proaktivë në zgjidhjen e situatave akute për mbetjet urbane”. Por, Agasi konfirmon se gjendja është përmirësuar krahasuar me vitet e kaluara.